Gudjohnsen mund të mbetet në Fulham

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 16:49
Menaxheri i Fulhamit, Mark Hughes, ka bërë të ditur se Eidur Gudjohnsen mund të sigurojë qëndrim afatgjatë në klub.
Gudjohnsen iu bashkua Fulhamit nga Stoke gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Ndërsa Hughes është ndarë i kënaqur me paraqitjet e deritashme të sulmuesit islandez. “Ne kemi marrë Eidurin deri në fund të sezonit dhe jemi të kënaqur me të. Ai ka shtuar kualitetin në ekip dhe nëse vazhdon kështu do të bisedojmë për vazhdimin e qëndrimit të tij”, tha Hudges për Sky Sports News.