Kishë ne Kalanë e Shkupit
Qeveria ne Maqedoni nuk heq dore nga ndërtimi i kishës ne Kalanë e Shkupit, edhe pse ajo u be shkak për një përplasje te ashpër, edhe fizike, mes shqiptareve e maqedonasve. Madje, sipas zëdhënësit te qeverise Gruevski, ndërtimi i këtij objekti mbetet nder prioritetet e qeverise për vitin 2011. Ne anën tjetër, qeveria maqedonase vijon te mbroje dhe te mos shkarkoje nga detyra drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili akuzohet nga partitë shqiptare si ideatori dhe projektuesi i ndërtimit te kishës ne kala. Qeveria ka vendosur te ece përpara me ndërtimet, me synim kryesor rivitalizimin e kalasë, ndërsa ne anën tjetër partitë shqiptare e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, me argumentin se po cenohet vlerat historike dhe po prishet bashkëjetesa fetare dhe etnike ne vend. Për ngjarjet e fundit ne Shkup ka reaguar edhe komuniteti ndërkombëtar, i cili ka bere apel për te qëndruar larg dhunës dhe për te gjetur gjuhen e përbashkët te bashkëpunimit.
Shpërndaje