E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e ardhshme ne Kosovë

Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës zgjidhi mbrëmjen e se hënës ngërçin me te madh te negociatave me AKR-ne, duke i dhënë Pacollit postin e presidentit, negociatat mes këtyre forcave politike për qeverinë e re ende nuk janë mbyllur. Mediat ne Prishtine, shkruajnë se AKR-ja do t?i kërkojë PDK-se pese ministri, nga katër qe ishte përfolur me pare. Madje partia e Pacollit ka evidentuar edhe dikasteret ne qeverinë Thaçi 2: Ministrinë e Tregtisë dhe te Industrisë, Ministrinë e Ekonomisë e Financave, Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërkohë zyrtare te PDK-se kane deklaruar pas mbledhjes se te hënës te këshillit drejtues te kësaj partie se janë gati ti ofrojnë AKR-se katër ministri dhe një post zv/kryeministri. Qeveria e re, ku duhet te marre pjese edhe lista rugoviane dhe pakicat, pritet te ketë 16 ministri, nga te cilat, tre pa portofol, si edhe katër zv/kryeministra.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?qxz5nVbrulE","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›