E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci falenderon kabinetin ne ike. AKR Do ndertojme shtetin e Kosoves

Kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi mblodhi për herë të fundit përbërjen e vjetër të kabinetit qeveritar. Ai falenderoi ministrat për punën që kanë bërë ndërsa paralajmëroi formimin e shpejtë të kabinetit të ri qeveritar, në të cilin tha se do to të ketë ministra të rinj dhe vetëm disa nga përbërja e kaluar. Thaçi tha se firmosja e  marrëveshjes së koalicionit me Aleancën Kosova e Re do të bëhet së shpejti ndërsa zgjedhja e presidentit dhe formimi i qeverisë deri në fund javës tjetër.

“Përgjegjësinë time si kryeministër dhe mandatar për formimin e qeverisë së re për mandatin e ri 4- vjeçar të cilin pritet ta fillojmë nga fillimi i javës së ardhshme. Kuvendi i ri me deputetët e rinj do të mblidhet të hënën dhe unë dëshiroj të theksoj se jam në përfundim të negociatave me partitë politike partnere me të cilat do të punojmë shumë në realizimin e Kosovës evropiane” tha Thaçi.

Nënkryetari i Aleanca Kosova e Re,  Ibrahim Gashi tha se prioriteti i kësaj partie do të jetë formimi i institucioneve të reja bashkë me partnerin tjetër të koaliconit, Partinë Demokratike të Kosovës.

“AKR duke e parë veten si pjesë të qeverisë së ardhshme dhe presidentin aktual të saj si president të ardhshëm të shtetit të Kosovës shpreh fuqishëm zotimin e saj se do të jetë skajshmërisht e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në procesin e shtetndërtimit nga secili institucion ku do të jenë njerëzit e saj” tha Gashi.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj konstituimit të Kuvendit më 21 shkurt, dhe jo më 24 siç ishte vendosur nga partitë politike në takim me Kryesinë e Kuvendit të kaluar. Reagimi vjen pasi Vetëvendosja nuk është njoftuar për ndryshimin e dates.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›