E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima në protestat në Jemen

Një njeri ka humbur jetën në protestat në qytetin jugor Aden të Jemenit, kur policia hapi zjarr për t`i shpërndarë qindra protestues antiqeveritarë.

Ndërkohë, në kryeqytetin Sana, protestuesit dhe përkrahësit e presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh, u përleshën sot për të katërtën ditë me radhë.

Protestuesit fillimisht u tubuan para Universitetit Sana, por u penguan të marshojnë drejt qendrës së qytetit, pasi u sulmuan me shkopinj, gurë dhe thika.

Të paktën katër vetë janë plagosur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›