Kishë në burgun e Fushë Krujës, Rrok Mirdita meshë në burg
Inagurohet kisha e parë katolike brenda ambientit të burgut të Fushë-Krujës. Tashmë të burgosurit që vuajnë dënimin e tyre në burgun e Fushë- Krujës e kanë të mundur të praktikojnë besimin e tyre , të luten, por edhe të rrefehen në një kapelë të veçuar brenda këtij institucioni. Mon Sinjor Rrok Mirdita, përuroi këtë kishë dhe bëri një meshë të veçantë për të burgosurit, i shoqëruar edhe nga drejtori i këtij burgu Saimir Mulgeci dhe përfaqësuesi i Karitasit në Shqipëri, Albert Nikolla.
Kryeipeshkvi imzot Rrok Mirdita foli për rëndësinë e kësaj kishe dhe mundësitë që këta të burgosur kanë për të ushtruar besimin e tyre dhe për qenë sa më afër krijuesit.
Gjatë këtij aktiviteti Imzot Rrok Mirdita pati rastin të bisedojë me disa të burgosur, por edhe të njihet me punimet e tyre artistike , ku dhe përfaqësuesit e burgut të Fushë- Krujës i dhuruan atij një punim artistik të krijuar nga të dënuarit.