Obama-Medvedev ndihmojnë Bakievin të largohet nga vendi
Presidenti kirgiz, Kourmanbek Bakiev i cili u vendos në jug të vendit pak ditë më parë pasi u rrëzua nga pushteti, tanimë është larguar nga Kirgizstani.
Sot, në jug të Kirgizstanit u zhvilluan manifestime nga përkrahësit dhe kundërshtarët e Bakievit ku pati dhe të shtëna me armë.
Pas këtyre ngjarjeve, Bakiev u largua nga vendi për në Kazakistan ku dhe ka mbërritur pak më parë. Lajmi behet i ditur nga agjencia e lajmeve Itar-Tass, e cila njoftoi se Bakiev, ka mbërritur në Taraz, një qytet në jug të Kazakistanit, në kufi me Kirgizstanin.
Largimi vjen si rezultat i bashkëpunimit mes presidentit amerikan Barak Obama, atij rus, Dimitri Medvedev dhe presidentit Kazak, Nazarbajev.