E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Durrës, punëtori humbi jetën pasi e zunë pllakat e mermerit, në pranga shoferi i kamionit

Një 62-vjeçar, shofer kamioni, është arrestuar këtë të premte në Durrës, i akuzuar për shkelje të rregullave në punë, për shkak se punëtori që po udhëtonte me të në automjet, humbi jetën pasi e zunë pllakat e mermerit që po transportonin.

Policia njofton se shkak për ngjarjen, që u regjistrua të enjten (3 korrik), dyshohet se ka qenë shkelja e rregullave në punë nga 62-vjeçari. Ky i fundit, pas rrëshqitjes së pllakave mbi 52-vjeçarin me inicialet A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›