E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte zënë hapësirën publike për ta shfrytëzuar për biznes, nën hetim një 28-vjeçar në Lushnjë

Një tjetër rast i zënies së hapësirës publike është evidentuar në Lushnjë, ku nën hetim u mor një 28-vjeçar.

Sipas policisë i riu kishte zënë hapësirën publike në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës dhe e shfrytëzonte si subjekt për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishte regjistruar tek organet tatimore.

Nën hetim u vu 28-vjeçari B. K., ndërsa policia njofton se nuk do të tolerohet asnjë rast i zënien së hapësirave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej muajsh në të gjithë vendin për kthimin e tyre në funksikon të komunitetit.

Materialet procedurale për të riun u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›