Paguanin ushtarët serbët të vrisnin për argëtim në luftën e Bosnjës, prokuroria e Milanos heton grupin e italianëve

Prokuroria e Milanos po heton një grup italianësh që dyshohet se kanë paguar ushtarët serbë me shuma të mëdha për të marrë pjesë në rrethimin e Sarajevës dhe për të qëlluar me armë apo vrarë për argëtim qytetarët gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.
Hetimi synon të identifikojë ata që morën pjesë në masakrën e më shumë se 11 mijë personave midis vitit 1993 dhe 1995, të paktë kështu shkruajnë gazetat ‘Il Giornale’ dhe ‘La Repubblica’
Dosja, për të cilën kishte shkruar tashmë ‘Il Giornale’ në korrik është hapur nga prokurori publik Alessandro Gobbis me akuzën e vrasjes me dashje të rënduar nga mizoria.
Hetimi ka ardhur pas denoncimit nga gazetari dhe shkrimtari Ezio Gavazzeni, me bashkëpunimin e dy avokatëve dhe ish-gjyqtarit Guido Salvini, shkruan RaiNews.it
Bazuar në dëshmitë e mbledhura, nga e gjithë Italia veriore, të quajturit “snajperët e fundjavës”, kryesisht simpatizantë të ekstremit të djathtë me pasion për armët, mblidheshin në Trieste dhe më pas dërgoheshin në kodrat përreth Sarajevës, ku mund të qëllonin mbi popullsinë e qytetit të rrethuar pasi kishin paguar milicitë serbo-boshnjake të Radovan Karaxhiçit.
Gjithashtu, dosja që bën fjalë edhe për “bashkëpunëtorë të huaj, të cilin paraqitnin dëshirën e tyre të veprimeve çnjerëzore”, i është dërguar Prokurorisë së Milanos nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariç.
/rtsh.al/