Kivu: “Objektivat? Titulli e L. Kampioneve”
“Objektivi i Interit? Të fitojë Ligën e Kampioneve dhe te bëjë më shumë sesa viti i kaluar”. Kjo është dëshira e Kristian Kivusë. Lojtari rumun dëshiron një tjetër titull të Serisë A dhe fitimin e Kupës së Italisë. Kivu, i cili do të mbërrijë në Milano, më 10 korrik, siguroi se nuk ka asnjë qëllim të lërë Interin. Përsa i përket Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, Kivu mendon se Romania, në të cilën është kapiten, nuk i ka humbur shpresat e kualifikimit.
Kupa e Konfederatave, Blater, i kënaqur
Josef Blater është i kënaqur nga organizimi i Kupës së Konfederatave, por sipas tij ekzistojnë disa probleme që duhet të zgjidhen me problemet e transportit. Probleme të cilave duhet t’u jepet zgjidhje para fillimit të Botërorit 2010. “Dua të bëj komplimente, - tha presidenti i FIFA-s, - për ferplejin që është treguar në fushë, por edhe për publikun afrikanojugor që ka dëshmuar se është një publik i mrekullueshëm”.
Rumenige: “Riberi nuk është në shitje”
“Riberi nuk është në shitje”. Lajmin e konfirmoi presidenti i Bajernit të Munihut, Karl Hajnc Rumenige, për të përditshmen franceze “L’Equipe”. “Reali i Madridit e njeh pozicioin tonë dhe Frenk është është i pazëvendësueshëm për momentin, është një prej tre lojtarëve më të mirë në botë. Kur ke një lojtar të tillë, – konkludoi presidenti i klubit bavarez, - nuk mund ta lejosh të shkojë qoftë edhe për shumë para”.
27 Qershor 2009