E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pescara 2009”, Shqipëria e nis mirë me kanotazhin



Aventura e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009” nisi dje, përmes një entuziazmi të madh që prodhuan sportistët nga 23 vende që lagen nga deti i Mesdheut. Ekipi kuqezi do të marrë pjesë në 17 disiplina të ndryshme, përfshi këtu edhe futbollin. Për Shqipërinë kjo është hera e 7-të që merr pjesë në këtë kompeticion të madh ndërkombëtar, teksa në gjashtë të parat ka koleksionuar në total 27 medalje (3 ari, 10 argjendi, 13 bronzi). Pas ngritjes se flamurit shqiptar në fshatin mesdhetar si dhe ceremonisë së hapjes, ku flamurmbajtësi shqiptar në ceremoninë e “Peskara 2009” ishte peshëngritësi i njohur shkodran Erkand Qerimaj, dje nisi zyrtarisht garimi, duke filluar me disiplinën e mundjes dhe atë të kanotazhit.

Peshtanaku, i 8-ti

Sportisti shqiptar i mundjes greko-romake, Blerim Peshtanjaku, i ishte i pari nga kuqezinjtë e shumësportëshit, u rendit i teti në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009” në peshën 66 kg. Për fat të keq, shqiptari nuk e ka nisur mirë aventurën në Itali pasi është mundur që në sfidën e parë nga mundësi serb Aleksandër Maksimoviç, fitues i medaljes së artë. Por, për Peshtanjakun u rindez “drita jeshile” në këto “Pescara 2006”, pasi rigaroi për vendet 3-5 meqenëse rivali i tij i parë në tapetin mesdhetar shkoi deri në finale. Kësaj radhe shorti i vuri përballë sirianin Mustafa Alnakdali, një mundës me karrierë të mirë sportive i cili fatkeqësisht e ka mundur sportistin kuqezi. Kësisoj, sportisti shqiptar Blerim Peshtanjaku e përfundon garën e tij në Peskara dhe renditet në vendin e 8-të. Medalja e artë në këtë peshë u fitua nga serbi Jevgeni Pentorets, medalja e argjendtë nga serbi Aleksandër Maksimovicc dhe dy të bronztat u ndanë mes Abdulla Koskun të Turqisë dhe Mustafa Alnakdal.

Çuku-Theka, gara vazhdon

Konkurrimi kuqezi në Lojërat Mesdhtare ka vijuar me disiplinën e kanotazhit. Andi Cuko dhe Edi Theka arritën kohën 8:18.42 ne garën e kanotazhit dysh në 2000 metra distancë. Shqiptarët u renditën të 4-rt në baterinë e dytë eliminatore dhe janë në pritje të përfundimit të të gjitha garave për të parë nëse koha e arritur prej tyre rezulton mes më të mirave, çka do të thotë hyrjen në zonën e medaljeve. Sa për statistikë, medaljet e para nga sportistët tanë janë marë “Latakia 1987” (pesë disiplina: atletikë, qitje, peshëngritje, basketboll e volejboll, 32 atletë), ku Shqipëria ka marrë edhe 3 medaljet e vetme të arta (plus 1 argjendi e 4 bronzi).

MEDALJET E FITUARA
Lojërat Ari Argjendi Bronzi
“Latakia 1987” 3 1 4
“Athinë 1991” 0 4 4
“Longuedoc-R.1993” 0 2 0
“Bari 1997” 0 1 1
“Tunis 2001” 0 1 0
“Almeria 2005” 0 2 4
“Pescara 2009” ? ? ?

23 SHTETET
PJESËMARRËSE

Shqipëria
Andorra
Algjeria
Bosnjë-Hercegovina
Kroacia
Qipro
Egjipti
Franca
Greqia
Italia
Libani
Libia
Malta
Monako
Mali i Zi
Maroku
San Marino
Serbia
Sllovenia
Spanja
Siria
Tunizia
Turqia

DISIPLINAT
Atletika
Basketboll(f/m)
Boks
Beach volley
Futboll
Gjimnastikë
Hendboll
Not
Karate
Ping Pong
Qitje
Qitje me pjatel
Mundje
Vozitje
Volejboll(f/m)
Xhudo
Përfaqësues nga komiteti paraolimpik

Shqipëria U-20, sot kundër Tunizisë

Shqipëria U-20 e futbollit do të luajë sot kundër Tunizisë, ndeshjen e parë për Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen në Pescara të Italisë. Shqipëria ndodhet në Grupin 1 së bashku edhe me Tunizinë e Spanjën.

NDESHJET
27.06.2009: Shqipëri-Tunizi
29.06.2009: Shqipëri-Spanjë

27 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›