Lushnja merr kryesimin, Bylis "bie" në Burrel
Lushnja është kryesuesja e re e Kategorisë I. Me fitoren 2:0 në shtëpi përballë Adës, "lagunarët" ngjiten në kuotën e 7 pikëve në tri javët e para të kampionatit. Pas dy fitore radhazi në po kaq ndeshje, Bylisi bën hapin e parë fals. Skuadra ballshiote, një prej kandidateve kryesore për të fituar titullin, u mposht 1:0 në fushën e Burrelit, pas rrjetës të Radajt. Vendasit arritën të ruanin avantazhin, pavarësisht se e mbyllën lojën në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq të autorit të golit. Elbasani triumfon në derbin e Prefekturës përballë Turbinës së Cërrikut. Verdheblutë kanë 6 pikë në dy ndeshje (një takim më pak). Partizani fitoi 3:1 përballë Sopotit. Sheta, Bejzade dhe Karapici ishin autorët e golave për të kuqtë, ndërsa për miqtë nga Librazhdi shënoi Lezi. Tri pikë edhe për Skraparin që fitoi 1:0 me Bilisht Sport, ndërsa Gramshi-Besëlidhja dhe Memaliaj-Luftëtari përfunduan në barazim 1:1. Të hënën luhet Pogradeci-Kamza.