E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjaer, i lumtur në Palermo

Mbrojtësi i Palermos, Simon Kjaer, është i vetëdijshëm për interesimin nga Manchester United, por insiston se është i lumtur në klubin sicilian.

Ylli i ri danez kërkohet nga Djajtë e Kuq dhe rivali i tyre lokal Manchester City, por ai insiston se është i përqendruar në Palermo.

“Manchester United? Jam i lumtur në Palermo dhe dua t’i ndihmoj ekipit të kualifikohet për Evropë. Kam kontratë trevjeçare dhe nuk kam pasur kontakt me askënd. Jam i përqendruar në Palermo”, deklaroi Kjaer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›