Kjaer mund të largohet nga Roma

Drejtori i Romës Walter Sabatini ka bërë të ditur se klubi mund të mos shfrytëzojë opsionin për blerjen e mbrojtësit Simon Kjaer një fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi danez është aktualisht i huazuar te Roma nga Wolfsburg. Por, 22 vjeçari nuk ka bërë paraqitje pozitive për Giallorosët dhe kjo ka detyruar drejtuesit e skuadrës romake të mendojnë për largimin e tij në fund të edicionit.
“Ai ka qenë pak i pafat. Të presim fundin e sezonit e pastaj do të shohim”, deklaroi Sabatini për Gazzetta dello Sport.