E akuzojnë për ndërhyrje tendencioze

Rusia ka akuzuar shefen për politikë të Jashtme të BE’së, Catherine Ashton, për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, deklaroi se gjatë fjalimit të saj të së mërkurën në Parlamentit Evropian, Ashton u përpoq “që t'i mbante ligjërata” autoriteteve ruse.
Në fakt, në fjalimin e saj Ashton kërkoi nga qeveria ruse që të angazhohet në dialogun me opozitën, dhe që bashkërisht të përcaktojnë “një agjendë për ndryshime”.
Gjithashtu, ajo kërkoi nga autoritete ruse që të rishikojnë vendimin e tyre për refuzimin e regjistrimit të liderit opozitar, Grigoriy Yavlinsky, për pjesëmarrje në garën presidenciale.
Lukashevich theksoi se vlerësimet e Ashton për zgjedhjet e ardhshme ruse, në të cilat kryeministri Putin garon për mandat të tretë si president, ishin tejet “tendencioze”.