E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo bukuroshe bëhet e juaja për 300 mijë USD (FOTO)

Një makinë sportive, e cilësuar si një nga më të bukurat jo vetëm të kohës së saj, do dalë në shitje për 300 mijë dollarë.

Makina, një Jaguar XK120, e prodhuar në vitin 1953, vlerësohej si një makinë e shkëlqyer garash në atë kohë.

Në vitin 1955, dizajneri amerikan, Bill Flajole vendosi që të krijonte një kryevepër, duke e modifikuar makinën britanike.

Pasi bëri modifikimet, ai e nxori në shitje për 4 mijë sterlina, nga 2 mijë që ishte blerë.

Por ajo tani shitet për plot 300 mijë dollarë.

Makina arrin deri në 220 kilometra në orë. Ajo kap nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 6.4 sekonda.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›