E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje mije te regjistruar ne zyrat e punes do te emigrojne ne Itali

Vendimi i qeverise italiane per punesimin sezonal prek edhe shqiptaret e regjistruar ne zyrat e punesimit sipas marreveshjes se nenshkruar mes dy vendeve

Nje mije punetore te kualifikuar ne programet e zyrave te punesimit ne mbare vendin do te mund te emigrojne per punesim sezonal ne Itali ne baze te marreveshjes dypaleshe mes dy vendeve bejne te ditur burime nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Keta emigrante do te perzgjidhen nga te regjistruarit si te papune ne zyrat e punesimit duke u bazuar ne kriteret e percaktuara ne marreveshjen dypaleshe te vitit 2008 dhe ne vendimin e qeverise italiane per punetoret sezonale.

Emigrimi sezonal

Per vitin 2011 do te jene 80 mije punetore sezonale jashte vendeve anetare te Bashkimit Evropian qe do te hyjne ne Itali me perjashtim te Rumanise dhe Bullgarise qe ndonese pjese e BE-se perfshihen ne kete liste. Keshilli i Ministrave te Italise ka percaktuar se punetoret e rinj sezonale ne vendin fqinj do te jene ekstrakomunitare dhe te shperndare ne te gjithe territorin ne baze te nevojave per force punetore qe ka cdo krahine. Nga keta nje mije kuota jane rezervuar per punonjesit shqiptare ne baze te marreveshjes dypaleshe.

Nga ky program do te perfitojne te gjitha vendet jashte Bashkimit Evropian dhe zones se EFTA-s e cila perfshin Zvicren dhe vendet nordike te cilat nuk jane pjese e eurozones. Kjo do te thote se krahas vendeve joevropiane te perfshire do te jene edhe shtetasit e vendeve te Ballkanit Perendimor.

Te gjithe ata te cilet do te zgjedhin Italine per punesim sezonal do te perfshihen ne sektorin e bujqesise dhe te turizmit pasi keta sektore kane karakter stinor dhe te perkohshem. Te punesuarit e rinj do te sherbejne per te permbushur kerkesat e paplotesuara nga vendimi i meparshem por edhe per kerkesat e reja qe mund te behen.

Marreveshja me Italine

Ne daten 3 dhjetor 2008 u nenshkrua nga ministri shqiptar dhe ai italian i Punes marreveshja per emigrimin sezonal te shqiptareve ne Itali. Me ane te marreveshjes se re qeveria italiane do te percaktoje numrin e punonjesve sezonale qe do te vijne nga Shqiperia e me pas ky numer do te menaxhohet nga zyrat e punes ne mbare vendin. Keto zyra se bashku me sportelet e emigracionit qe jane celur tashme do te merren me trajnimin profesional te te papuneve qe jane te interesuar.Nje kandidat qe deshiron te shkoje ne Itali do te duhet te aplikoje paraprakisht ne zyrat e punes. Ai duhet te jete i regjistruar nderkaq si i papune dhe te perfitoje kete status.

Pas aplikimit ai do te duhet te paraqese formimin e tij profesional pra per cfare eshte i specializuar dhe nga cili institucion. Nese aplikanti eshte i specializuar atehere ai kualifikohet per perzgjedhjen finale.Ne te kundert zyrat e punes do te zhvillojne kurse falas kualifikimi ne te cilat do te trajnojne te papunet per profesione te vecanta.

Me perfundimin e ketyre kurseve ata do te marrin nje certifikate te njohur nga shteti shqiptar dhe ai italian me ane te se ciles do te mund te kalojne ne fazen e fundit te perzgjedhjes per ato profesione qe kerkohen per punetoret sezonale ne Itali. Edhe ky aspekt eshte pjese e marreveshjes qe do te nenshkruhet me Greqine.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›