Libri Jeshil i kolonel Muammar Gaddafit

Qe viti 1976 e Libri Jeshil i kolonel Muammar Ghedaf botohet per here te pare ne dy gjuhe arabisht e anglisht. 35 vjet me pare opinioni nderkombetar njihet me principet politike e filozofike te liderit libian mbi te cilin bazoi ndertimin e sistemit te tij qeverises. I njohur historikisht si teoria e trete universale ky liber eshte per Ghedafin alternativa e domosdoshme ndaj komunizmit totalitar e kapitalizmit shfrytezues. Duke vene ne dyshim demokracine e cdo sistemi qeverises instrumentet e tyre drejtuese koloneli libian himnizon demokracine direkte e te organizuar ne kongrese e komitete popullore. Libri Jeshil shpesh krahasohet me Librin e Kuq te Mao Zedong e Ghedaf akuzohet per shfrytezim te konceptit komitet popullor si alibi e politikes se tij represive e autokratike. Teoria e trete universale eshte kunder sistemeve ekzistuese qeverisese si jo demokratike e qe limitojne popullin vec ne zgjedhjen e perfaqesuesve te tyre ne qeveri e kerkon pjesemarrjen e popullit ne procesin politik me ane te organizmit te kongreseve e komiteteve popullore. I ndare ne tre pjese Politika autoriteti i popullit. Ekonomia- Socializmi Baza sociale-Teoria e Trete Universale ky liber eshte baza ideologjike mbi te cilen Muammar Ghedaf mbajti per 42 vjet rresht regjimit e tij autoritar militar. Ngjarjet e oreve te fundit jane kaq paradoksale perballe rreshtave te tille dhuna e ndryshimet e arritura me perdorimin e forces jane ne vetvete nje akt jo demokratik edhe kur kjo vjen si rrjedhe e nje situate te meparshme jo demokratike fjale te shkruar e te perseritura ne kete liber me maniakerine e nje diktatori.
Aktualisht Libia eshte mbuluar me gjak por koloneli Ghedafi eshte i bindur se Teoria e trete Universale eshte demokracia e vetme e popullit e do ta mbroje deri ne vdekje. Ka harruar nje detaj jo pak te rendesishem se ne cdo rruge te ketij shteti ka dite qe Librat Jeshiljane kthyer ne pirgje fletesh te djegura .
Ligji i shoqerise
Problemi i ligjit problemi paralel me ate te sistemit qeverises nuk ka gjetur ende zgjidhje ne kohet moderne edhe pse ka pasur rrugedalje ne disa periudha historike. Eumlshte e padrejte e jo demokratike qe nje komitet o nje parlament te kete te drejten te nxjerr ligje per shoqerine. Eumlshte gjithashtu e padrejte e jodemokratike qe nje individ nje komitet o nje parlament te shfuqizoje ligjin e shoqerise. Cfare eshte atehere ligji i shoqerise Kush e perpunon ate Cfare rendesie ka ne raport me demokracine
Ligji natyror i nje shoqerie eshte ndertuar nga tradita e besimi fetar. Kushtetuta eshte nje ligj shteteror i perpunuar nga njeriu. Ajo ka nevoje per nje baze per te gjetur kuptimin e saj. Problemi i lirise ne kohet moderne konsiston ne faktin se kushtetutat jane ligje te nje shoqerie te bazuara absolutisht ne konceptimet e ndryshme te sistemit dikatorial ne bote nga individi deri te partia. Prove eshte diferenca nga nje kushtetute ne tjetren edhe pse liria e njeriut eshte nje e vetme. Arsyet e kesaj diference jane rrjedhe e pabarazise se konceptit se kush e mban pushtetin. Pikerisht kjo ka mbytur lirine ne sistemet politike te botes moderne. Mjeti i perdorur nga kush ka pushtetin per te dominuar popullin prezantohet ne kushtetute e populli eshte i detyruar ta respektoje me force nga ligjet qe derivojne nga vete kushtetuta e cila nuk eshte gje tjeter vecse produkt i vullnetit e i koncepteve te qeveritareve te ndryshem. Ligji i sistemeve te qeverise diktatoriale ka zevendesuar ligjin natyror. Ligji njerezor ka zevendesuar ligjin natyror dhe eshte zhdukur cdo kriter objektiv duke krijuar nje cekuiliber. Njeriu eshte i njejti kudo. Morfologjia e tij instinktet e tij jane te njejte kudo. E per kete qe ligji natyror eshte kthyer ne nje ligj logjik te njeriut. Me pas vijne kushtetutat ligje te thjeshta te prodhuara nga njeriu e qe nuk konsiderojne ate te barabarte. Konceptimi i tyre mbi njeriun eshte vullneti per te dominuar popullin nga ana e atij qe mban pushtetin qofte nje individ nje parlament nje klase nje parti. Shohim keshtu qe pergjithesisht kushtetutat jane subjekt ndryshimi sa here qe ndryshojne qeverite. Gje qe shpreh se kushtetuta nuk eshte nje ligj natyror por prodhim I aparatit qeverises e qe ekziston deri sa ti sherbeje interesave te tyre. Ky eshte rreziku qe kercenon lirine kudo qe ligji i shoqerise mungon e eshte i zevendesuar nga ligjet humane dale nga nje instrument i qeverise per te dominuar masen. Pika thelbesore eshte se metoda qeverisese duhet pajtuar me ate ligjin e shoqerise e jo e kunderta. Prandaj dhe ligji i shoqerise nuk mund te jete objekt redaktimi o kodifikimi. Rendesia e ligjit eshte ne faktin se eshte kriteri per te dalluar te verteten nga e genjeshtra te drejten nga jo e drejta si dhe te drejtat e detyrimet e cdo individi. Liria do te kercenohet gjithmone derisa nuk do te kete nje ligj te shenjte I themeluar mbi norma te qendrueshme e qe nuk jane subjekt transformimi o zevendesimi nga asnje instrument qeverises. Perkundrazi instrumenti qeverise duhet te ndjeke ligjin e shoqerise. Polet ne te gjitha menyrat jane qeverisur nga ligjet humane te ndjeshem per tu perpunuar e transformuar sipas rezultatit te luftes midis grupimeve politike per te arritur ne pushtet. Referendumet e popujve mbi kushtetutat nga ana e tyre nuk jane te mjaftueshme pasi dhe ato vete impostohen ndaj demokracise duke mos lejuar nje Po ose nje Jo. Popujt jane te detyruar te pranojne kushtetuten ne merite te ligjeve humane. Referendumi mbi kushtetuten nuk do te thote se ky eshte ligji I shoqerise por do te thote se eshte nje kushtetute nje gje object I referendumit e asgje tjeter. Nga ky realitet del se ligji I shoqerise eshte nje trashegimi e perjetshme njerezore. Nuk eshte prone vetem e te gjalleve. Hartimi i nje kushtetute e venia e saj nen referendum nga votuesit eshte docka farse. Kodet e shkruara nga njeriu e derivatet e kushtetutes jane plot me sanksione materiale drejtuar kunder njeriut ndersa ligji tradicional eshte pothuajse i privuar. Ligji tradicional parashikon pothuajse ekskluzivisht sanksione moralete vetme te denja per njeriun. Besimi fetar permban e thith traditen. Pjesa me e madhe e normave te saj jane mesime udhezime e pergjigje pyetjeve. Ky eshte ligji me i mire per te respektuar njeriun. Feja nuk pranon sanksione te perkohshme vec ne raste ekstreme kur jane te domosdoshme per shoqerine. Feja permban traditen qe eshte shprehja e jetes natyrore te popujve. Feja pra eshte nje konferme e te drejtes natyrore. Ligjet jo fetare e jo tradicionale jane krijime te njeriut kunder njeriut. Prandaj dhe jane te padrejta pasi nuk rrjedhin nga ky burim natyror formuar nga tradita e feja.
Kush kontrollon mbarevenien e shoqerise
Pyetja eshte kur verifikohet nje devijim i ligjit kush e kontrollon shoqerine per ta lajmeruar per kete devijim Demokratikisht askush nuk mund ta beje e te pretendoje te drejten e kontrollit ne emer te shoqerise. Gje qe do te thote se i takon shoqerise te kontrolloje vetveten. Eumlshte diktature pretendimi i nje pjese i nje individi o nje grupi per te qene pergjegjes te ligjit pasi demokraci do te thote pergjegjesia e nje shoqerie te tere pra e drejta e kontrollit i perket gjithe shoqerise. E kjo eshte demokracia qe ushtrohet me ane te instrumentit te qeverise demokratike e qe eshte rezultat i organizmit te vete shoqerise ne kongrese popullore baze. Autoqeverisja e popullit arrihet me ane te komiteteve popullore te drejtuara nga Kongresi i Pergjithshem i popullit Kongresi Kombetar me sekretarite popullore komitetet popullore. Sipas kesaj teorie populli behet instrument qeverises e kontrollon vetveten. Ne kete menyre realizohet autokontrolli i shoqerise mbi ligjin e saj.
Si mund shoqeria te kontrolloje drejtimin e saj ne rast te devijimit te vete ligjit
Kur nje instrument qeverises eshte diktatorial sic eshte sot rasti i te gjitha sistemeve politike ne bote shoqeria duke konstatuar nje devijim ligji nuk ka mjet tjeter per te shprehur e korrigjuar kete devijim vec me dhune pra revolucion kunder instrumentit qeverises. Kjo dhune o revolucion edhe pse shpreh koshiencen e shoqerise ndaj ketij devijimi nuk eshte e zbatueshme nga te gjitha shoqerite por ndermerret nga vetem ato qe kane aftesine iniciativen e guximin per te afermuar vullnetin e shoqerise. Megjithate ky aksion eshte nje kalim ne diktature pasi kjo iniciative revolucionare ben te mundur per nevojshmerine e vete revolucionit restaurimin e nje instrumenti qeverises qe zevendeson popullin gje qe do te thote se nje instrument i tille ka mbetur akoma diktatorial. Nga ana tjeter dhuna e ndryshimet e arritura me perdorimin e forces jane ne vetvete nje akt jo demokratik edhe pse kjo vjen si rrjedhe e nje situate te meparshme jo demokratike. Nje shoqeri qe ndodhet ne nje situate te tille eshte nje shoqeri e kthyer mbrapsht.
Kush eshte zgjidhja atehere
Zgjidhja eshte qe populli te behet instrument i qeverise nga kongreset popullore ne baze e deri ne Kongresin e Pergjithshem Popullor qe eshte nje kongres kombetar ku takohen kongrese e komitete popullore. Kur ne kete sistem verifikohet nje devijim i ligjit te shoqerise behet fjale per nje devijim kolektiv qe duhet korrigjuar ne menyre kolektive me ane te nje verifikimi demokratik e jo me perdorimin e forces. Korrigjimi i ketij devijimi nuk do jete me produkti i nje zgjedhje te vullnetshme ne menyren e ndryshimit te tij por nje rezultat i paevitueshem i vete natyres se ketij sistemi qeverises demokratike. Ne kete rast nuk do te kete me nje pjese grupi kunder te cilit drejtohet aksioni i dhunshem e nuk do jete e mundshme ta quash pergjegjes per kete devijim.