Drejtoria e Mjedisit bllokon punimet tek sheshi Liria
Prej dy ditesh Drejtoria Rajonale e Mjedisit prane Prefektures ne Durres ka bllokuar punimet per fazen e pare te rikonstruksionit te sheshit Liria me pretendimin se Bashkia e Durresit nuk ka marre leje mjedisore per keto punime publike. Por po dje edhe Bashkia i ka konsideruar keto veprime si te qellimshme dhe tendencioze pasi sipas kryetarit saj Vangjush Dako kerkesa per leje eshte bere ndersa Mjedisi nuk e ka pajisur ate nderkohe qe bllokimi vjen ne prag te zgjedhjeve lokale cka nenkupton qe eshte nje nderhyrje politike. Dako deklaroi para mediave se deri ne keto momente nuk kemi asnje procesverbal konstatimi apo pezullimi te punimeve te drejtuara nga inspektorati urbanistik per objektin rikonstruksion i sheshit Liria. Sipas tij veprimet e fundit jane vazhde e veprimeve tendencioze politike qe Inspektorati Mjedisor ushtron gjate gjithe kesaj kohe mbi Bashkine e Durresit per te penguar punet e bashkise Inspektorati te pajise bashkine me leje sepse ky institucion ka aplikuar. Por edhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit e pyetur per vonesen e nderhyrjes ne kerkesen e bllokimit pasi ajo vjen vetem tani ne perfundim te punimeve deklaroi se kemi pasur nje komunikim me Bashkine gjate kesaj kohe dhe nese nuk merret leja mjedisore Bashkia edhe mund te gjobitet pasi ky institucion eshte gjobitur gjithashtu edhe per punimet ne shetitoren Taulantia serish per mungese te lejes mjedisore. Faza e pare e punimeve ne sheshi Liria pritej te perfundonte pas 15 ditesh. Ajo qe le nje shije te hidhur ne kete ngjarje nuk eshte vetem bllokimi i punimeve per objekte publike si keto me siper por gjendja e mjerueshme e mjedisit ne zona te ndryshme. Mjedisoret po shohin mundesine e pajisjes se Bashkise me lejen perkatese.