Topless në pishinë, po nuk ka gjoks
Share
Jodi Jaecks është bërë një çështje e vërtetë në SHBA. 45-vjeçarja një vit më parë u operua për shkak të një tumori, duke hequr komplet gjoksin. Pas operacionit, mjeku e kishte këshilluar që të bënte not në pishinë gjysëm nudo. Por, autoritetet e një pishine publike në Siatëll nuk e kanë lejuar atë që të lahet topless, pa një kostum të përshtatshëm. Kjo ka bërë që 45-vjeçarja të ankohet dhe tashmë një komision etike e ka lejuar atë që të lahet topless. Të paktën kështu pretendohet, pasi nga mesi e sipër, trupi i saj tashmë është si i një mashkulli.
