E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët sulmojnë një hotel imoral, 20 viktima

Share

Talibanët sulmuan një hotel në të dalë të Kabulit, me argumentin se ishte një hotel imoral ku bëheshin festa të egra nga të huajt dhe ku shkonin pasanikët afganë. Sulmi i tyre mbi hotel zgjati mbi 12 orë. Të paktën 20 persona gjetën vdekjen, raporton BBC. Hoteli Spozhmai ndodhet në liqenin Qargha dhe frekuentohet nga afganët për udhëtime brenda ditës. Shefi i policisë në Kabul tha se viktimat janë 15 civilë, mes tyre edhe klientë të hotelit, dhe të pesë rebelët talibanë.

Korrespondenti i BBC tha se në fakt talibanët nuk sulmuan një hotel imoral, por një hotel që frekuentohej nga familjarët afganë, që shkojnë aty për tu larguar nga i nxehti përvëlues i Kabulit. Të huajt e vizitojnë zonën, por shumë rrallë qëndrojnë aty për të fjetur. Korrespondenti i BBC tha se kjo ishte një shënjestër shumë e lehtë për talibanët, pasi nuk ka trupa të huaja.

Qëllimi mesa duket ishte që të tërhiqeshin mediat e huaja për të fituar titujt kryesorë. Kundërveprimin ndaj talibanëve e ndërmorën forcat afgane, që u ndihmuan nga ajri nga trupat e huaja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›