E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika arreston boss-in e gabuar të kartelit të drogës

Share

Qeveria e Meksikës ka pranuar se ka arrestuar gabimisht një person, duke menduar se kishte kapur djalin e një trafikanti të shumëkërkuar droge.

Të enjten zyrtarët nxorën përpara medias një person duke thënë se ai ishte Jesus Alfredo Guzman, babai i të cilit drejton kartelin e fuqishëm Sinaloa.

Por personi i arrestuar ishte Felix Beltran Leon, një shitës makinash, bëri të ditur zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Autoritetet e kishin cilësuar këtë arrestim si shumë të rëndësishëm.

I njohur si El Chapo, ose shkurtabiqi, babai i Jesus, Joaquin Guzman fshihet që prej kur u arratis nga burgu në vitin 2001.

Karteli Sinaloa kontrollin shumë nga kokaina, marijuana dhe metamfetamina që shkon në SHBA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›