Keni vapë? Jeni mirë, në Britani do e ëndërronin këtë kohë (FOTO)
Share
Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës temperaturat po afrohen drejt 40 gradë celcius dhe tashmë njerëzit nuk po i ndahen plazhit, në Britani ndodh një fenomen tjetër. Përgjatë 24 orëve të fundit, Anglia veriore është përmbytur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Skoci dhe Irlandën e Veriut. Ndërsa ne ankohemi për temperaturat e larta, britanikët ankohen për të kundërtën, pasi gjatë dy javëve që vijnë, ata do të përballen vetëm me shiun dhe temperaturat e ulëta.








