Topalli: Zhvillimi dhe reformat, Shqipëria po kalon ditët e saj më të mira
“Shqipëria ka bërë progres shumë të madh, reforma të mëdha, transformim kolosal. Mendoni që vetëm 20 vite më parë Shqipëria nisi procesin e saj të integrimit, ta shihni se ku ka arritur ajo sot, ju do të kuptoni që Shqipëria është vendi që rrugën më të gjatë e përshkoi në kohën më të shkurtër” - kështu është shprehur kryeparlamentarja Topalli në takimin ndërparlamentar të vendeve të Ballkanit. Në këtë takim BE- Ballkan, vendeve të Ballkanit u është kërkuar të sfidojnë mungesën e optimizmit për integrimin e rajonit në BE me rezultate entuziaste në reforma. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ka theksuar se reformat në Shqipëri mund të konsiderohen si entuziaste pavarësisht, se vendi përballet me sfida të demokracisë. Gjithashtu Topalli ka përmendur me tej edhe treguesit ekonomikë entuziastë për Shqipërinë përfshirë rritjen e lartë ekonomike prej 4% vitin që lamë pas të vendit tonë në kohën kur ekonomia globale ishte në krizë.
...