E Diel, 1 Nëntor 2026

Klajda Gjosha: Meta më telefonoi, nuk e prisja ofertën për tu bërë ministre ndaj hezitova fillimisht

klajda_gjosha_zgjidhet_kryetarKlajda Gjosha, drejtuese e grave të LSI-së dhe ish/zëvendësministre në kabinetin e Sali Berishës, tani do të drejtojë Ministrinë e Integrimit.

Normalisht për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe që mu bë një ofertë e tillë, pavarësisht se më duhet të heq dorë nga mandati im si deputete. Njëherësh ndjeva dhe një përgjegjësi shumë të madhe, pasi është e kuptueshme që ministria që më është caktuar është ndër ministritë më kryesore, duke marrë parasysh që vendi ynë është drejt rrugës së marrjes së statusit të vendit kandidat. Është përgjegjësi e madhe përmbushja e prioriteteve dhe reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian, thotë ajo për GSH.

Sa i takon mandatit si deputete nuk është se e mendova dhe aq gjatë. E vetmja gjë që më ka bërë të mendohem shumë, është çështja e përgjegjësisë së madhe që unë do të kem, duke marrë postin e ri si ministre e Integrimit, duke qenë në një moshë kaq të re. Por duke ditur natyrën time dhe përkushtimin që unë kam ndaj punës, mund të them me siguri se do të jetë një detyrë që do të kryhet me rigorozitet dhe në bashkëpunim të plotë edhe me ministritë e tjera. Kjo është një punë që kërkon bashkëpunim dhe komunikim shumë të mirë ndërministror.

I pyetur se nga i erdhi oferta, ajo thotë: Patjetër që oferta më erdhi nga z.Ilir Meta. Fillimisht ishte një komunikim në telefon. Nuk e prisja absolutisht, sepse unë nuk është se kisha punuar më parë në atë ministri. Pra nuk ishte një linjë që unë ta mendoja si të mundur që të më dedikohej mua. Pata një lloj hezitimi, sepse siç e thashë dhe më lart për shkak të shkallës së lartë të përgjegjësisë që po më jepej. Megjithatë më pas, kur e mendova më mirë dhe diskutova më gjatë edhe me z.Meta për këtë ministri, mund të them që sot jam vërtet shumë e lumtur që më është besuar mua./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›