E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe kampion e ACT Now është Aleanca Kundër Importit të Plehrave

act nowAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka dorëzuar të mërkurën çmimin Kampion i ACT Now pikërisht Aleancës Kundër Importit të Plehrave.

Ambasadori përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirëorganizuar, i cili mblodhi firmat e më shumë se 60,000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit për të ndaluar importin e mbeturinave. Referendumi i 23 dhjetorit do të jetë i pari referendum në historinë e Shqipërisë që është nisur nga qytetarët shqiptarë. Udhëheqësit e grupit ishin prezent në ambasadë për ceremoninë, gjatë së cilës falenderuan stafin e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve civile, të cilat ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›