E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klandestinet ne Butrint, gjenden 2 trupa te pajete

Sarande- Tragjedia e Butrintit ka marre permasat e nje "9 Janari" te dyte diten e djeshme, teksa palombaret e RENEA-s nxoren brenda tre oreve dy trupa nga thellesia prej 17 metrash e liqenit. Thellohet bilanci i viktimave qe udhetonin me "varken e vdekjes" mbremjen e 19 tetorit. Kater te vdekur dhe nje i humbur prej kater ditesh, kurse ankthi tek familjaret e 17 vjecarit Ndricim Myftari vjen ne rritje. Ndryshe nga listat qe serviri Policia e Shtetit, ne dy varkat e "ferrit" udhetonin jo 25, por 28 persona, ndersa ka ende dyshime qe ne thellesi te liqenit mund te gjenden edhe trupa te tjere te pajete. Trupat e nxjerre nga liqeni u identifikuan ne mbremje, pas thirrjes se familjareve dhe i perkasin Fatos Hoxhes, 25 vjec dhe Amarildo Pukes, 20 vjec, te dy nga Fieri. Dy viktimat e para ishin Elvira dhe Klara Jaho, 22 vjec dhe tre muajsh, nene e bije.

Dy motovedeta dhe gjashte palombare te RENEA-as kane nisur kerkimet mengjesin e dites se djeshme pas nderprerjes pasditen e se henes ndersa kishin bere zhytje per 12 ore ne liqen. Rreth ores 11:00 te mengjesit eshte nxjerre edhe trupi i pare nga thellesia vetem 20 metra larg vendit kur u nisen varkat mbremjen e tragjedise. Mes thirrjeve nga bregu, i familjareve te shumte dhe policeve, "E gjeten, e gjeten" mendimi te shkonte se trupi i perkiste 17 vjecarit te deklaruar si i zhdukur, Ndricim Myftari. Babai i tij, Ylli dhe xhaxhai Bashkimi, jane gjendur prane menjehere te perfshire nga ankthi dhe per nje cast jane cliruar. "Ky nuk eshte trupi i tim biri, eshte me shume se 17 vjec dhe nuk mban veshjet xhins te tij", eshte shprehur Ylli per efektivet ne morg. Kerkimet kane vijuar me tej nga palombaret qe kane rritur shpresat se ne thellesi mund te gjendej ndonje tjeter trup. Dhe keshtu ka ndodhur, pasi pa kaluar tre ore, po 2 metra nga vendi i tragjedise, i zhvendosur nga rrjedha eshte zbuluar nje tjeter trup i nje te riu rreth 25 vjec dhe i veshur sportiv. Serish makthi ka pushtuar familjen Myftari, por pergjigjja e babait te te miturit ishte e prere. "As ky nuk eshte im bir!". Ata kane bere apel per gjetjen e trupit sa me pare nese ndodhet ne liqen, ndersa dje pasdite kerkimet jane nderprere serish per te rinisur sot.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›