Drejtori i Policise, ne Butrint per kerkimin e Myftarit
TIRANE - Ngjarja e Butrintit, ka bere qe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, te shkoje dje ne Sarande, ku fillimisht eshte ndalur ne spitalin e ketij qyteti, per te vizituar te mbijetuarit e ngjarjes se ndodhur mbremjen e tre diteve me pare, kur nje varke me klandestine u mbyt ne liqenin e Butrintit. Burime zyrtare thane se, pas takimit me te mbijetuarit, Prenci, ka shkuar ne vendin e ngjarjes ku prej tre ditesh nje grup palombaresh jane duke punuar per gjetjen e trupit te pajete te 17-vjecarit Ndricim Myftari, nga Lushnja. Mbremjen e dy diteve me pare, sipas versionit Policise se Shtetit, nje grup i perbere prej 20-25 personash duke udhetuar ne nje varke druri kane tentuar te kalojne nga Butrinti ne Xarre dhe me pas ne Konispol, me destinacion Greqine. Pasi lundruan rreth 60 metra nga bregu, njera nga barkat u permbys, me pasoje mbytjen e Elvira Jahos, dhe vajzes se saj te mitur, nga Lapardhaja e Beratit. Patrulla e Policise Kufitare sapo ka konstatuar aksidentin, ka nderhyre ne menyre te menjehershme, duke bere te mundur shpetimin e jeteve te tjera. A . Cena