Klane “ndryshe” në Kombëtare

Nga Gjergj Stefa
Një herë e një kohë ishte lobi grek, më pas erdhi ai i Rudi Vatës, në fund ishte Tare-Hasi-Cana, e mes gjithë këtyre ka pasur miqësira që ndërtoheshin dhe prisheshin për një mijë arsye. Asnjë paragjykim, të gjithë klanet e sipërmendura jo detyrimisht prodhonin konflikte, pavarësisht se në vetvete një klan nuk tingëllon mirë. Por klane ka kudo dhe sigurisht që do të ketë edhe në përfaqësuese. Tani, në ditët e sotme, miqësitë në ekipin perfaqsues duken më të natyrshme. Haxhi-Bushi dhe Dede qëndrojnë me njëri tjetrin, një gjë që ka lidhje me moshën dhe me kohën që kanw kaluar edhe në të shkuarën bashkë. Cana rri nga pak me të gjithë, duket në humor të shkwlqyer dhe padyshim që të gjithë i lirojnë një karrige në tavolinën e barit. Lala po ashtu, megjithëse në se do ta pyesësh të thotë së se mungon shumë Murati, ish-shoku i dhomës. Një nga ata që është ambientuar mirë me grupin është edhe Vangjeli, që qesh sa me "grekët" ashtu dhe më të rinjtë. Në dhomë qëndron me Hykën. Dallkun dhe Currin nuk i gjen asnjëherë vec e vec, ndërkohë që Bulku, Hidi, Xhafa dhe Salihi nuk mund ta harorjnë aq lehtë aventurën e tyre bardheblu. Muka dhe Duro luajnë edhe jashtë fushe bashkë, ndërkohë që Bogdani dhe Beqaj qënë kohët e Partizanit ndajnë të njëjtën hapësirë në hotel. Në letër duket se të gjitha klanet e krijuara nuk kanë lidhje me ndonjë përfitim në fushën e lojës. Por duke qënë se është një familje, dhe se cdo familje ka probleme për të gjetur gjuhën e përbashkët ndonëjherë gjërat edhe "komplikohen". Ajo që bie në sy: "të vjetrit" po ambientohen me shumë vështirësi me faktin që në skuadër ka shumë "të rinj".