U-21, Sot Shqiperi-Kroaci. Bushati i beson “magjisë Hyka”

Franc Veliu i Flamrtarit është shndërruar si një nga protagonsistët e dy javëve të kampionatit shqiptar; Jahmir Hyka një "magjistar" i rrëmbyer nga Kombëtarja A, është një fantazist; Elis Bakaj i Partizanit si gjithmonë mbetet një futbollist plot grintë; Reinaldo Rama i ardhur nga Olimpiakos dha shënja të mira në miqësoren e Shpresave me Elbasanin. Te këta futbollistë, do të mbështetet edhe trajneri i Kombëtares U-21 Bushati. Kuqezinjtë e vegjël do të përballen sot me Kroacinë (ora 16:30) në sfidën e tretë për eliminatoret e Kampionatit Europian të Shpresave, me shpresën se stadiumi "Ruzhdi Bizhuta i Elbasanit do të ripërsërisë rezultatin pozitiv të marrë ndaj Ishujve Faroe, kur përfaqësuesja jonë U-21 fitoi 1-0, nga pika e 11-metërshit të realizuar nga sulmuesi i Partizant, Elis Bakaj. Paraditen e djeshme trajneri Bushati analizoi para futbollistëve përmes pamjeve video ndeshjet e kundërshtarit, ndërsa stërvitjen e fundit e kreu në fushën sportive të Peqinit. Kombëtares sonë do t'i mungojë portieri i Palermos, Saimir Ujkani (i dëmtuar), ndërsa vendi i titullarit do t'i rikthehet edhe njëherë Koliqit të Iraklisit, në kampionatin grek. Shqipëria para dy javësh humbi miqësoren me Turqinë (0-2) në Elbasan, por gjithsesi trajneri Bushati beson te një rezultat pozitiv ndaj ekipit të dytë më të fortë të Grupit A, sic e cilëson tekniku shqiptar Kroacinë, që ka marrë pikët e plota nga ballafaqimet e saj me Ishujt Faroe (2-1) dhe Greqinë (3-2). Pas ndeshes me Kroacinë, Shqipëria U-21 do të përballet në Durrës, më 11 shtator (ora 16:00) me Italinë, ndaj së cilës ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0.
Shqipëria U-21: Koliqi, Bishani, Arapi, Shoshi, Fagu, Guga, Arifaj, Veliu, Sefa, Progri, Bakaj, Lika, Tafili, Mile, Vila, Rama, Malindi, Sukaj, Hyka.
Kroacia U-21: Pletikosa, Runje, Galinovic, Corluka, Simic, Simunic, Knezevic, Drpic, Kovac, Srna, Modric, Babic, Da Silva, Olic, Balaban, Budan, Kranjcar.
GRUPI A
7 shtator
Itali-Ishujt Faroe 2-1
8 shtator
Shqipëri-Kroaci
Azerbajxhan-Greqi
11 shtator
Shqipëri-Itali
Ishujt Faroe-Greqi
Kroaci-Azerbajxhan
RENDITJA
Skuadrat N P
Kroacia 2 6
Italia 2 6
Grequa 2 3
Shqipëria 2 3
Azerbjaxhani 0 1
Ishujt Faroe 2 0