“Portokallinjtë” përzgjedhin 18 lojtarët

Marko Van Basten përzgjodhi 18 lojtarët prej të cilëve do të dalë edhe njëmbëdhjetëshi që do të ndeshet kundër Bullgarisë. Trajneri i Holandës nuk thirri për ndeshjen e së shtunës kundër Bullgarisë gjashtë lojtarë: Afellay, Emanuelson, Huntelaar, Jaliens, Timmer dhe të dëmtuarin Van der Vaart. Van Basten tha për shtypin holandez se nuk ishte e lehtë të merrte vendimin, por gjithsesi ai pret shumë prej këtyre të rinjve në të ardhmen. Nga lista e gjashtë të larguarve vetëm Van Der Vaart mund të përfshihet në ndeshjen kundër Shqipërisë, në program për të mërkurën e ardhshme.