Euro 2008 :Gjendja e grupeve dhe shanset për “G14”

Për të shtatë grupet kualifikuese mbeten edhe gjashtë ndeshje për t'u luajtur përpara përfundimit të fushatës kualifikuese në fund të muajit nëntor. Dy ekipet e para të cdo grupi do të bashkohen me dy vendet organizatore, Austrinë dhe Zvicrën, në finalet e Kampionatit Europian 2008. Siti zyrtar i UEFA-s, uefa.com, bën një analizë të gjendjes për cdo grup.
Grupi A
Polonia (19 pikë) edhe pse nuk luajti në muajin gusht i ka të gjitha mundësitë të qëndrojë në krye, duke pasur dy pikë pas Finlandën (17), që mundi Kazakistanin. Portugalia (15), është akoma dhe dy pikë të tjera më prapa, por me një ndeshje më pak. Polonia pret Poloninë dhe Serbia (14) do të luajë në Finlandë. Kjo është edhe katërshja që pretendon dy vendet e para, me Belgjikën (10) që ka pak shpresa.
Grupi B
Ndeshja midis dy finalistëve të Kupës së Botës, Italisë (16) dhe Francë (18) në Milano, është sfida për të kapur vendin e parë. "Blutë", që fituan ndeshjen e parë një vit më parë në Paris, ndodhen me dy pikë më shumë se "Axurrët". I vetmi ekip që i ka marrë pikë të plota Francës, Skocia (15), ndodhet një pikë pas Italisë, dhe pret Lituaninë (7). Ukraina (12) dhe me një ndeshje më pajk do të vizitojë Gjeorgjinë (6).
Grupi C
Kampionia në fuqi e Europës, Greqia (18),që ka pesë pikë më shumë se Bosnjë-Hercegovina (13), Turqia (13) dhe Norvegjia (13), do të udhëtojë të mërkurën në Oslo, përpara së të ndeshet me dy rivalët e tjerë në muajin tetor. Turqia, që ka një ndeshje më pak do të luajë në transfertë me Maltën (4), ndërsa Bosnja do të luajë kundër Hungarisë (6). Norvegjia do të luajë kundër vendit të fundit në grup, Moldavisë (2).
Grupi D
Gjermania ka marrë 19 pikë nga shtatë ndeshjet e luajtura, duke regjistruar rezultatin më të mirë në kompeticion dhe udhëheq grupin me pesë pikë më shumë se Republika Ceke (14), ndërkohë që Irlanda (13) dhe Sllovakia (9), do të luftojnë për vendin e dytë në grup që të con në finalet e Euro 2008. Uellsi (7) ka shanse matematikore, por do të luajë në Gjermani ditën e shtunë. Cekia viziton San Marinon (0) dhe Irlanda do të luajë në Sllovaki.
Grupi E
Tri pikë i ndajnë katër vendet e para, me një Kroaci (17) ende të pamundur në krye dhe Izraelin (17), por me një ndeshje më shumë se sfiduesit të tjerë, Rusinë (15) dhe Anglinë (14). Kroacia pret Estoninë, ndërsa kryendeshja e grupit E është ajo që do të zhvillohet në Uembli midis Anglisë dhe Izraelit. Anglia që rrezikon jo pak do të vizitojë të mërkurën e ardhshme Rusinë në Moskë, që nga ana e saj do të luajë sot me Maqedoninë (7).
Grupi F
Një luftë shumë e fortë midis tri skuadrave të para, Suedisë, Irlandës së Veriut dhe Spanjës, respektivisht në kuotën e 18, 16 dhe 15 pikëve. Danimarka (10), që ka pesë pikë më pak se vendi i tretë, udhëton në Suedi, përpara së të luajë të mërkurën me Lihteshtejnin (4). Surpriza e grupit, Irlanda e Veriut do të udhëtojë në Letoni (3), ndërkohë që Spanja shkon në Islandë (4), përpara se të presë në shtëpi të mërkurën Letoninë.
Grupi G
Tri skuadrat e vendeve të para janë ende të pamundura. Rumania (17) udhëheq grupin duke pasur dy pikë më shumë se Bullgaria (15), ndërkohë që Holanda (14) ka një ndeshje më pak se kundërshtarët e saj direkt. Holanda do të përballet me Bullgarinë në shtëpi, ndërsa Rumania do të udhëtojë në Bjellorusi (7). Katër ditë më pas Bullgaria pret Luksemburgun (0) dhe Holanda do të vizitojë ekipin e renditur në vendin e katërt, Shqipërinë (9), ndërsa Rumania e ka pushim.