U-21, Shqipëria fiton me Kroacinë 1-0

E pasueshme. E ëndërruar. Shqipëria mund Kroacinë me një gol të vockël që mban firmën e Nevian Canit, falë bashkëpunimit me shkodranit tjetër, Gilman Likës. Më shumë se sa ka gëzuar fitorja Bushatin, ka trembur trajnerin e Italisë, Kaziragin, që vuajti shumë për të marrë tripikëshin kundër Ishujve Faroe (2-1). Kundër tyre do përballemi të martën e ardhshme. Ndoshta me pak fat, edhe mund të hakmeremi për atë turp 4-0 në Itali. Shqipëria ndihet e barabartë të paktën me pikë: Italia, Kroacia, Shqipëria e Greqia (që fitoi 2-0 me Azerbajxhanin) kanë nga gjashtë pikë. Befasisht shfaqemi pretendentë. Pas nje pjesë të parë të bardhë (0-0), erdhi edhe momenti kulmor. Në të 74', Gilman Lika lëshoi një top për Nevian Canin, i cili pasi i shpëtoi mbulimit të një mbrojtësi kroat, shmangu edhe portierin kundërshtar duke shënuan golin për Shpresat tonë. Gjashtë minuta më pas, ishte Lika që nuk shfrytëzoi një rast të artë në minutën e 37-të. Por, ajo që vlen është statistika e ndeshjes, ashtu si dhe ato pak sekonda të Reinaldo Ramës së ardhur nga Greqia, për të nënshkruar emrin në fitoren e dytë të Shpresave, pas asaj me Ishujt Faroe, me të njëjtin rezultat: 1-0, dhe në të njëjtin stadium "Ruzhdi Bizhuta". Pas Kroacisë, Shqipëria U-21 do të përballet në Durrës, më 11 shtator (ora 16:00) me Italinë, ndaj së cilës ka humbur ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 4-0. Ndoshta edhe "Niko Dovana" sjell fat.
GRUPI A
7 shtator
Itali-Ishujt Faroe 2-1
8 shtator
Shqipëri-Kroaci 1-0
Azerbajxhan-Greqi 0-2
11 shtator
Shqipëri-Itali
Ishujt Faroe-Greqi
Kroaci-Azerbajxhan
RENDITJA
Skuadrat N P
Kroacia 3 6
Italia 2 6
Greqia 3 6
Shqipëria 3 6
Azerbjaxhani 0 2
Ishujt Faroe 3 0