E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas shprehet entuziast për shiritin e kapitenit tek Arsenali

Londër - Çesk Fabregas do të mbajë shriritin e kapitenit tek Arsenali pas incidentit të ndodhur mes drejtuesve të skuadrës dhe Galasit. Arsenali do të luajë ndeshjen e radhës kundër Dinamos së Kievit, ku 21-vjeçari Fabregas do të jetë lideri në fushë.

“Është diçka e rëndësishme për mua të jem kapiteni i një prej klubeve më të mëdha në botë, -shprehet mesfushori spanjoll. – Është një moment i rëndësishëm për karrierën time, dhe një mundësi e mirë gjithashtu”.

Kapiteni i ri është shprehur optimist edhe për vazhdimësinë e ekipit të “Topçnjve”, duke deklaruar: “Jam i sigurtë se së bashku me shokët e tjerë të ekipit do të bëjmë të pamundurën për të shtruar rrugën drejt fitoreve të Arsenalit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›