E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klark: Kosova nuk është vendi i tyre (Serbisë)

Uesli Klark

Ish-gjenerali amerikan Uesli Klark i ka bërë thirrje Serbisë që të heqë dorë nga pretendimet mbi Kosovën. Klark theksoi se Kosova është e shqiptarëve dhe ata duhet të marrin përsëri çdo detyrim shtetëror.

Duke folur në konferencën me temë “Çështjet e mbetura hapur të Ballkanit”, të organizuar në Bruksel në kuadër të një konferencë dyditore për pikat kryesore të konflikteve në botë, Klark si anëtar i bordit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, theksoi se SHBA-ja ia ka lënë BE-së rolin kryesor në zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“Shqiptarët e Kosovës, shteti i të cilëve është, duhet të marrin përsipër detyrimet doganore. Nga ana tjetër, Serbia duhet të lëshojë qytetarët në veri të Kosovës . Ata gjithmonë do të kenë afërsi kulturore, por ky nuk është vendi i tyre. Në pyetje është një proces gradual, i cili do të jetë më i lehtë për t’u zbatuar me udhëheqje të fuqishme ndërkombëtare”, tha Klark.

Edhe pse ai thotë se gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar në krahasim me vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur ai udhëhoqi forcat aleate të NATO-s në Evropë (1997-2000), ish-gjenerali amerikan kujton se BE-ja duhet të jetë e pranishme vazhdimisht në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›