E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Pirgu, recital pas "Corelli"-t

Ai sapo ka fituar çmimin "Franco Corelli", për interpretimin e rolit të Alfredo Germont në operën "La Traviata". Shumë folën për të. Duket se gjithçka po ecën mbarë për tenorin shqiptar Saimir Pirgu. Pas këtij vlerësimi në mesin e muajit janar, Pirgu ka mbajtur dje në Ankona të Italisë një koncert recital, në të njëjtën skenë së cilës i falet për këtë çmim. Tenori shqiptar do ta mbajë këtë koncert recital me rastin e sezonit të Lirikës e Baletit që zhvillohet për të tretin vit në Teatro delle Muse. Në këtë koncert, Pirgu do të prezantohet me pjesë të rëndësishme të repertorit të tij si: Giovanni Battista Bononcini, nga opera "Griselda", "Per la gloria di adorarvi"; "Un‘aura amorosa" nga "Così fan tutte" dhe "Fuor dal mar", nga "Idomeneo" e Wolfang Amadeus Mozart; "Una furtiva lagrima" prej operës "L‘elisir d‘amore" e Gaetano Donizetti-t. Gjithashtu, do të jetë pjesë e këtij repertori edhe "Ella mi fu rapita… Parmi veder le lagrime" nga opera "Rigoletto" e Giuseppe Verdi-t; etj., për ta mbyllur koncertin me pjesën "È la solita storia del pastore", nga opera "L‘Arlesiana" e Francesco Cilea-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›