E Diel, 1 Nëntor 2026

Klasifikimi i klubeve: Tirana "Ok", bie Vllaznia

Klasifikimi i klubeve: Tirana "Ok", bie Vllaznia
Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë të jenë të vetmet skuadra shqiptare që kanë një vend mes 350 klubeve më të mira në botë, në klasifikimin e IFFHS-së, për periudhën 1 dhjetor 2008 - 30 nëntor 2009. Ecuria e skuadrave shqiptare në kampionat është reflektuar edhe në këtë renditje, ku bardheblutë janë ngritur me 34 vende, e tashmë renditen të 299-t, ndërsa shkodranët humbën 44 vende dhe janë të 342-t. Tirana ka 68 pikë, aq sa edhe argjentinasit e Rasing Avelanedas dhe Tomba Mendozas, çekët e Jablonecit, francezët e Soshosë, sllovenët e Spartak Trnavas e italianët e Kievos, ku militon edhe Erjon Bogdani. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë lënë pas vetes skuadra si Uigan e Bllekbërn në Angli, apo Malaga në Spanjë. Vllaznia renditet përkrah Grenoble, Vorskla Poltavës, Argentinos Zhunjors dhe Saprisa de Tibas. Sipas IFFHS-së, Mançester Junajtid mbetet klubi më i mirë në botë, përpara Çelsit dhe Barcelonës.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›