Rapidi i Hamdi Salihit i thotë: "lamtumirë" Europa Leagues
Rapidi i Vjenës dhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi nuk do të jenë më pjesë e edicionit të sivjetshëm të Europa League. Fati i tyre është vendosur pikërisht të mërkurën në mbrëmje, kur edhe janë luajtur ndeshjet e parafundit në Grupin C. Skuadra e bomberit shqiptar është mundur nga gjermanët e Hamburgut me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpinë e këtyre të fundit. Trajneri Pakult kishte vendosur ta aktivizonte Salihin si zëvendësues edhe në këtë sfidë shumë të rëndësishme, ashtu sikurse kishte bërë edhe në të gjitha takimet e mëparshme në këtë grup të kompeticionit të dytë për nga prestigji për futbollin e klubeve në Kontinentin e Vjetër. Shkodrani është futur në lojë në minutën e 51, por nuk ka ndikuar thuajse aspak në nivelin e lojës së Rapidit, që nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë. Salihi nuk e ka prekur as edhe një herë topin deri në fund të takimit. Skuadra e Rapidit renditet e fundit në grupin C me vetëm me 4 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t‘u luajtur.
A. M.
A. M.