E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet shpërndarësi me 2 kg kanabis

Një shpërndarës droge ka përfunduar në prangat e policisë kryeqytetase, pasi është kapur me 2 kg hashash. Nga specialistët e antidrogës u krye arrestimi i shtetasit Klodian Petrit Balla, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën "Skënder Kosturi" është kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një qese, brenda së cilës gjendej një sasi bime me ngjyrë jeshile, me erë dhe karakteristika si ato të bimëve narkotike të llojit kanabis. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 2079 gramë kanabis dhe një celular. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë për veprën penale të "prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›