Klasik Mendelson, Ravel dhe Shubert vijnë me tingujt e pianos

Në skenën e arteve u zhvillua një koncert me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë
Në vijim të koncerteve që po zhvillohen në kuadër të stinës koncertore të edicionit të nëntë të Klasik, në skenën e Akademisë së Arteve u zhvillua koncerti i radhës. Kësaj here për publikun ishin dy artiste të njohura Emi Aliçka dhe Sandra Rauchegger. Duoja në piano solli për publikun në skenën e arteve një repertor të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si:Ravel, Mendelssohn, Janácek, Schubert. Gjatë aktivitetit të tij kulturor edicioni i Klasik ka sjellë emra të talentuar artistësh, të cilët janë shpërblyer me duartrokitje dhe në skenën shqiptare për atë që ata i kanë dhënë publikut, i tillë ishte dhe koncerti i radhës, i cili solli në skenë dy pianiste të njohura. Emi Aliçka-Ebhardt, e lindur me 1980 në Tiranë jeton që prej vitit 1994 si artiste në Austri. Ajo përfundon studimet për Pedagogji Vokale dhe Instrumentale në degën piano tek profesorët Michael Lipp dhe Adrian Cox në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Dramaturgjike Vjenë. Njëkohësisht ajo i thellon interesat e saj nëpërmjet studimit të Muzikologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Vjenës si dhe pjesëmarrjes në Masterclasse të ndryshëm tek profesorë si Harald Ossberger, Oleg Maisenberg dhe Friedrich Cerha. Aktivitetet e saj artistike e kane çuar në shumë vende të Europës si Milano, Paris, Sarajeve, Berlin, Zagreb etj. Ajo punon me muzikantë dhe artistë të njohur ndër të cilët renditen Ernst Kovacic, Michael Wendeberg, Jürg Wyttenbach, Beat Furrer, Harald Ossberger, Fani Vovoni dhe Johannes M. Staud. Në duon pianistike me kolegen e saj Sandra Rauchegger ajo i dedikohet me intensitet literaturës pianistike për dy piano si dhe asaj për piano me katër duar. Gjithashtu ajo i kushton një vëmendje të veçantë muzikës së shekullit të 18- të dhe atij të 20- të veçanërisht Muzikës së Re. Ndër kompozitorët e saj të preferuar të këtyre dy epokave vlen të përmenden Jean Philippe Rameau, Beat Furrer dhe Salvatore Sciarrino. Që nga viti 2004 ajo i dedikohet në një pjesë të madhe të kohës zhvillimeve artistike si dhe kulturës muzikore të vendlindjes së saj Shqipërisë. Me mbështetjen e Fondit Dr. Peter-Mahringer Vjenë, të Ministrisë së Marrëdhënieve Europiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë si dhe Ambasadës Austriake në Tiranë ajo krijoi projektin e përvitshëm kulturor dhe arsimor mozaik, të cilin e drejton që prej vitit 2007. Ky projekt ka si qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës dhe arsimit artistik në Shqipëri si dhe shkëmbimin e eksperiencave në këto fusha ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë. Sandra Rauchegger, në vitin 2006 përfundon studimet për piano në universitetin e Muzikës dhe Arteve Dramaturgjike në Vjenë te Profesor Harald Ossberger dhe Michael Lipp. Gjatë një studimi një vjeçar tek profesor Linde Großmann në Shkollën e Lartë të Arteve në Berlin ajo mundi të thellonte interesin e saj në muzikën e shekullit të njëzet njëkohësisht ajo ishte dhe studente në klasën e interpretimit të këngës kontemporane te Axel Bauni. Sandra Rauchegger i kushton shumë vëmendje në koncertet e saj muzikës së shekullit të 20, mbi të gjitha veprave te Schönberg, Berg dhe Debussy. Interesin në literaturën për piano me katër duar ose dy piano ajo e ndjek me tepër intensitet së bashku me pianisten Emi Alicka. Ajo luan si soliste dhe muzikante dhome brenda dhe jashtë Austrisë. . Kalendari pesë mujor (janar-maj 2009) i këtij aktiviteti përmban shfaqje të ndryshme të muzikanteve nga shumë vende të botës si: Franca, Italia, Zvicra, Çekia, Gjermania, Shqipëria, Spanja, Rusia, Austria, Hungaria dhe Izraeli.
Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 14:13