E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasnic, e ardhmja larg Boltonit

Dëshira e Ivan Klasnic për ta vazhduar eksperiencën te Bolton e ka frustruar ekipin francez Nantes, i cili mban kartonin e futbollistit kroat.

Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, Nantes e ka ndërmend ta huazojë sërish sulmuesin kroat, i lindur në vitin 1980, por te një klub më i avancuar, që do t’i ofronte para më të majme klubit francez.

Para se të transferohej te Nantes, në vitin 2008, Klasnic kishte luajtur 7 vjet te klubi gjerman Werder Bremen, ndërsa më parë kishte një eksperiencë edhe te klubi tjetër gjerman St. Pauli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›