Nuk do veproja si Mourinho

Trajneri i Bayern Munchen, Louis van Gaal, në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane 'Sport Bild', e ka kritikuar mënyrën e festimit të Jose Mourinhos në Camp Nou, pas ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
“Unë nuk do ta bëja atë që e ka bërë Mourinho në Camp Nou kundër Barcelonës. Nuk do të sillesha në mënyrë të tillë provokuese”, tha holandezi Van Gaal, që më parë ishte trajner i klubit katalunas, ku kishte ndihmës pikërisht portugezin Mourinho.