E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtruesi si President dhe fituesi i zgjedhjeve te ardhshme

Ne nje republike parlamentare posti i Kryeministrit pranohet si posti me i larte. Keshtu kur mbas zgjedhjeve shtrohet pyetja se lsquokush ka fituar ajo qe nenkuptohet eshte se cila parti ka arritur te siguroje postin e Kryeministrit. Megjithese pjesemarrja ne qeveri eshte e rendesishme per nje parti politike apo per politikane te vecante fakti se kush parti politike merr postin e Kryeministrit ka rendesi te vecante. Kjo pasi partia e Kryeministrit eshte me e privilegjuar per sa i perket vendimmarrjes per politika te caktuara por edhe per nxjerrjen e perfitimeve qe vijne nga kontrolli mbi zyrat shtetit.

Nje gje e tille u pa qarte gjate qeverisjes se kaluar ne Kosove ku ne ndryshim nga Partia Demokratike Lidhja Demokratike e Kosoves kishte peshe me te vogel ne vendimmarrje dhe per me teper doli nga koalicioni e frustruar dhe e percare. Por ceshtja se kush parti merr postin me te larte eshte thelbesore edhe ne demokraci parlamentare te stabilizuara. Keshtu mbas zgjedhjeve te vitit 2005 ne Gjermani megjithese kristiandemokratet dhe socialdemokratet formuan nje qeveri koalicioni te madh diskutimi mbi fituesin u thjeshtua ne ate se kush do te ishte Kancelari i ardhshem Gerhard Schroeder apo Angela Merkel.

Por lsquokush do ti fitoje zgjedhjet e ardhshme ne Kosove Pergjigjja do te ishte pak me e lehte nese ndonje nga partite do te merrte aq vende ne Parlament sa te formonte qeverine e vetme ose se paku ne koalicion me nje parti tjeter. Megjithate parashikimet dhe sondazhet e deritanishme tregojne se ka shume gjasa qe qeveria e ardhshme te jete qeveri koalicioni shumepartiake. Kjo do te thote se per te percaktuar partine fituese rendesi te vecante do te marrin negociatat dhe menaxhimi i procesit paszgjedhor.

Duke qene se zgjedhja e Kryeministrit dhe formimi i qeverise lidhen me partine qe ka marre me shume vota ne zgjedhje shpesh sjellja strategjike e aktoreve si Kryeministri ne detyre dhe Presidenti anashkalohen. Kjo pasi besohet se kryetaret e shteteve heqin dore nga bindjet politike mbasi zgjidhen si President por edhe sepse kushtetutat percaktojne ne menyre specifike afatet dhe kompetencat e tyre. Edhe nga eksperienca e demokracive perendimore dhe me dendur nga ajo e demokracive postkomuniste te Europes Qendrore dhe Lindore del se presidentet mund te bejne zgjedhje strategjike ne favor te aktoreve te caktuar politike qofshin keto parti apo individe duke luajtur rol te rendesishem ne zgjedhjen e Kryeministrit dhe formimin e shumices qeverisese. Ne nje situate te ngjashme ne zgjedhjet e vitit 1996 ne Slloveni Partia Liberaldemokrate e Janez Drnovshek fitoi me shume vende por nderkohe qe pritej qe koalicioni i opozites i cili kishte 45 vende te Parlamentit 90 vendesh Presidenti Milan Kucan emeroi Kryeministrin ne detyre Drnovshek per te formuar qeverine. Drnovshek arriti te formonte qeverine pasi nje nga anetaret e opozites kaloi ne mbeshtetje te liberaldemokrateve. Ne Republiken Ceke kur zgjedhjet e vitit 2006 nxoren nje rezultat te barabarte 100 vende te fituara nga koalicioni i majte dhe 100 vende nga koalicioni i djathte Presidenti Vaclav Klaus mandatoi anetarin e partise se tij Mirek Topolanek per te formuar qeverine. Kur Topolanek deshtoi ne fromimin e qeverise Presidenti Klaus e riemeroi perseri Topolanek i cili heren e dyte arriti te formonte qeverine. Edhe kur qeveria e tij ra si rezultat i nje mocioni ne mars te vitit 2009 Topolanek u shpreh se lsquokemi besim se Presidenti do te ndjeke zakonin dhe do te me riemeroje mua per te formuar qeverine e re.

Po keshtu ne zgjedhjet e vitit 2007 ne Belgjike megjithese ne nje monarki konstitucionale monarket shihen si te paanshem politikisht perfshirja e Mbretit ne procesin e formimit te qeverise e vonoi formimin e qeverise per 194 dite - koha me gjate per formimin e qeverise ne historine e Belgjikes.

Ne keto rrethana ngelet vetem te shihet se si dhe sa do te ndikoje Presidenti per te percaktuar se lsquokush do ti fitoje dhe cili do te jete roli qe do ai te luaje ne procesin e mandatimit te Kryeministrit dhe formimit te qeverise se ardhshme. Pervec prirjes se sjelle nga precedentet e siperpermendur ka edhe dy arsye qe te shtyjne te besosh se Presidenti aktual do te beje zgjedhje te cilat favorizojne partine e tij ne procesin e formimit te qeverise. Se pari Presidenti eshte ushtruesi i detyres dhe kandidat per deputet ne listen e Partise Demokratike. Se dyti pervec klauzolave precize Kushtetuta le shteg per liri veprimi nga kryetari i shtetit. Megjithese Kushtetuta percakton se lsquoPas zgjedhjeve Presidenti i Republikes se Kosoves i propozon Kuvendit kandidatin per Kryeminister ne konsultim me partine politike ose koalicionin qe ka fituar shumicen e nevojshme ne Kuvend per te formuar qeverine neni 95 ajo eshte elastike ne dy aspekte.

Se pari duke qene se Kushtetuta nuk i vendos Presidentit afatin brenda te cilit ai duhet te percaktoje mandatarin per formimin e qeverise ai mund te vendose ta beje kete ne momentin me te pershtatshem per Kryeministrin aktual duke i krijuar mundesine qe te shfrytezoje pozitat krahasimisht me te mira per te bere oferta politike. Sic dihet pozitat negociuese te nje partie rriten ndjeshem kur ajo mandatohet per te formuar qeverine. Se dyti ashtu sic edhe pritet te ndodhe ne rast se asnje nga partite politike nuk do te formoje lsquoshumicen e nevojshme Presidenti ka te drejten te ngarkoje Kryeministrin aktual per te udhehequr negociatat pesembedhjeteditore per formimin e qeverise. Duke qene se afati maksimal per formimin e qeverise eshte 25 dite perpara se Presidenti te shpalle zgjedhje te reja partia e mandatuar kthehet ne force centripetale vecanerisht per partite e vogla te cilat jane te prirura te leshojne nga qendrimet e tyre per te mos rrezikuar rizgjedhjen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›