E Diel, 1 Nëntor 2026

Klaudia Pepa: Martesa me Albi Nakon, perralla ime me e bukur… Albina Gjergji



Ne nje kopsht si te Edenit, perkrah personit qe dashuron, e rrethuar me shume dashuri dhe veshtrime qe bekojne. E tille ka qene dita e marteses te dielen e shkuar per Klaudia Pepen, Prima-balerinen e tv Klan, e cila bashke me partnerin e saj, koreografin Albi Nako ne transmetim “Live” ne “E Diela shqiptare” i premtuan njeri-tjetrit dashuri te perjetshme. Nje dasme ne ekranin e Tv Klan, ku te pranishem nuk ishin vetem spektatoret ne salle, Ardit Gjebrea dhe artiste te tjere, por edhe te gjithe teleshikuesit shqiptare nuk kishte ndodhur me pare ne Shqiperi dhe pikerisht kjo ngjarje e bukur, e organizuar deri ne detaje ka surprizuar edhe vete ciftin per mbarevajtjen e saj. E emocionuar dhe e lumtur se, gjithcka shkoi mire dhe se endrra e saj u be realitet, “Princesha e Perralles” per Koha Jone rrefen ndjesite qe i mori kesaj dite te shenuar, Muajin e Mjaltit, surprize nga bashkeshorti, si dhe organizmin e dasmes tjeter, e cila do te zhvillohet pak dite me vone ne nje ambient tjeter madheshtor… me te aferm, miq, kolege dhe persona VIP.

Te dielen e kaluar ne emisionin me te ndjekur televiziv “E diela shqiptare” emocionuat gjithe spektatoret dhe telespektatoret me ceremonine e marteses suaj me koreografin, Albi Nako. Po ju, sa e emocionuar ndjeheshit Klaudia?

Sigurisht qe nuk ka ndjenje me te vecante e te bukur per nje vajze, ne diten e saj te marteses, kur ne krah ka njeriun qe do, kur martohet atje ku do, kur ka afer njerezit qe do, kur e uron e gjithe Shqiperia. Ishte nje dite qe kurre nuk do te harrohet, jo vetem si dite e shenuar, por edhe per ate realizim qe beri “Geraldia Sposa”, e cila e shnderroi skenen ne nje pyll te vertete dhe beri qe ne te ndjeheshim si Hirushja dhe princi i saj, por edhe Arditi qe beri te mundur gjithe kete mrekulli dhe ne fund tv Klan qe per ne tashme nuk eshte vetem ambienti i nje pune, por edhe familja jone.

Si do ta kujtoni ate dite dhe cfare detaji ju eshte fiksuar me se shumti ne kujtese?

Do ta perkufizoja si perralla me e realizuar ne historine e Shqiperise. Detaje ka shume, sepse e gjitha ishte nje koncentrim detajesh, por do te vecoja betimin qe Albi me beri mua. Ishte shume i sinqerte dhe me humor brenda, gje qe e karakterizon gjithnje ate.

E kujt ishte ideja e nje martese televizive ?

Teksa Albi me beri surprize unazen e fejeses tek “E diela shqiptare” i shprehu deshiren Arditit qe edhe ceremonine e dasmes ta realizonim ketu, pra tek “E diela” dhe premtimi u mbajt dhe u realizua si asnjehere tjeter.

Ne nje kopsht si ne perralla dhe e rrethuar me shikime dashamirese, kishte ndonje moment qe ndjeheshe ne siklet?

Nuk ndjehesha ne siklet per asgje. Mendoja vetem gjera te bukura, sepse ia vlente dhe me e rendesishmja aty ishte qe cdo gje te shkonte mire, ashtu sic duhej. Dhe ashtu ndodhi fatmiresisht.

Gjate betimit per dashuri te perjetshme, nderkohe qe ju i premtuat veten, ne te mire e ne te keq, Albi u shpreh, “Mos me kerko te te marr ne krahe e te te shetis ne te gjithe boten se keshtu do te me duhet te zhytem ne kredi...”, por ne fakt ai po e ben kete keto dite duke te te shetitur ne Amerike. Mos ishte nje surprize nga ana e tij kjo?

Po ishte nje surprize. Ai po me shetit neper Amerike momentalisht, bashke me motren dhe familjen e saj. Alba jeton dhe punon si piktore ne New Jersey. E vecante ishte ardhja ne Vero Beach, Florida te rezidenca e ciftit, Paul dhe Sanya Kovac qe mund te them pa frike se, eshte nje ambient perrallor dhe njerez me nje mikpritje te jashtezakonshme. Pervec shetitjeve ne Miami , qershia mbi torte ishte udhetimi ne Walt Disney, ku kemi mbetur pa fjale dhe mund te them qe akoma nuk e kemi marre veten nga fantazia qe mund te krijoje mendja e njeriut (no comment).

A mund te quhet Muaj Mjalti ky?

Po, sigurisht. Ne sapo e kemi nisur, por nuk perfundon ketu. E gjithe vera do te jete e mbushur me udhetime, me shetitje dhe argetim neper Europe dhe duke perfunduar neper vendet e bukura qe te ofron Riviera shqiptare.

Dicka per performancen tuaj me vjehrrin, profesor Llaqi Nakon?

U mendua si nje surprize per Albin nga ana e te dyve. Mesa duket ka qene pjesa me e bukur dhe e vecante e kesaj dasme, duke u nisur edhe nga opinionet e njerezve.

Dikur fanse e Albit, sot perkrah tij jo vetem si prima balerine, por edhe si bashkeshorte. Çfare ndjeni teksa ktheni koken pas dhe shikoni qe endrrat tuaja jane bere realitet?

Nuk e di, por mua gjerat po me ecin per mrekulli. Eshte nje enderr e realizuar, por me shume nje realitet si nje enderr.

Nese lumturia do te kishte njesi matese, me cfare do ta matnit dhe si do te na e pershkruanit gezimin qe po perjetoni perkrah Albit?

Nese do te kishte njesi matese per maksimumin e maksimumit, une do te isha ne piken kulminante te tij. Ia ka vlejtur nje dashuri dhe nje adhurim per te qe ne vogeli.

Per ata qe s’e dine, mund te na thoni si jeni njohur me Albin?

E kam njohur qe e vogel, pothuajse 5 vjec nepermjet ekranit. Jam rritur me figuren e tij artistike, si nje idhull per mua, duke qene se ishim edhe ne te njejtin profesion. Duke u rritur deshiroja te isha pjese e trupes se tij te Baletit, qe adhurohej nga te gjithe. Nje dite u bera pjese e trupes, pastaj partnere e tij me kercimin e pare tango, qe u be edhe klip. Pas ketij klipi filloi te lindtte dashuria jone dhe kete dite u kurorezua ne menyre kaq perrallore me martese.

Ndjeheni me fat Klaudia?

Shume me fat dhe do te thoja qe edhe e meritoj, pse jo?! Kam zgjedhur vete njeriun e jetes, kam zgjedhur vete profesionin tim, kam zgjedhur vete jeten qe bej dhe njerezit qe me rrethojne.

Urimi me i bukur qe keni marre, nga kush dhe si e pritet?

Urimi me i bukur ka qene ai i Jozefina Topalli, surprize per ne qe nje zonje shteti te kete simpati per nje cift balerinesh dhe te shprehte deshiren e saj per nje urim ne diten me te bukur te jetes sone.

Dime qe pervec dasmes se zhvilluar ne Tv Klan, do te beni dhe nje tjeter madheshtore me te aferm, miq e kolege. Mund te na zbuloni ndonje detaj?

Do te jete nje mbremje, ku do te mblidhen miq, te aferm, kolege pune. Edhe ajo do te jete nje feste e bukur, por nuk mund te kaloje kurre kufijte e asaj dite ceremoniale qe u zhvillua ne Tv Klan.

Ndonje bebe eshte ne planet tuaja te aferta?

Qe te jem e sinqerte nuk eshte se nuk e themi dhe nuk e shprehim deshiren me Albin per nje femije, por e mira eshte gjeja e duhur ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur.

Çfare vleresoni me shume tek Albi, Klaudia?

Sinqeriteti dhe humori jane vetite me te vecanta te Albit. Ai di t’i vleresoje njerezit, di te vleresoje dhe te respektoje femren dhe mbi te gjitha ka nje zemer te madhe dhe dashuri per te gjithe.

Qe nje lidhje te jetoje gjate dhe te jete kaq intensive emocionalisht si e juaja cfare duhet te kete parasysh?

Une nuk besoj dhe nuk mendoj te jap receta, apo keshilla se si mund te funksionoje nje marredhenie, por ajo qe dihet dhe pak zbatohet eshte qe nje marredhenie duhet te jete e sinqerte, me diversitet dhe larmi reciproke nga te dyja palet. Albi ka nje shprehje; qe dashuria te funksionoje dhe te jete jetegjate pleheroje dhe ujite ne cdo kohe, qe nga nje fidan ajo te rritet dhe jetoje si nje peme e motshme.

Kujt ia dedikoni suksesin profesional qe keni arritur deri me tani?

Ia dedikoj familjes sime qe ka investuar per mua qe femije dhe mbi te gjitha Albit qe investoi ne mua keto vitet e fundit dhe qe do te kete vazhdimesi pa diskutim.

BOX

Albi Nako: Klaudia, do te te bej femren me te lumtur ne bote

Ceremonia e dasmes sone, live ne “E diela shqiptare” ishte nje event qe rralle ndodh ne jete, per te mos thene fare. E kam fjalen per pjesen televizive te ceremonise, ku ndjehej dora dhe mendja e ndricuar e stafit te se dieles dhe puna e palodhur e autores, Dalina Buzi, qe t’ju them te drejten teksa e shihja qe preokupohej aq shume, ndjehesha ne siklet dhe thoja me vete qe, “sa me fat jemi qe punojme me njerez te tille”. Dua te jem i sinqerte, qe gjera te tilla qe i lene njerezit te befasuar ndodhin vetem tek “E diela shqiptare”, sepse jane nje staf i perkryer qe dirigjohet dhe udhehiqet nga mendja e ndritur qe quhet Ardit Gjebrea dhe qe duhet t’i jemi mirenjohes te gjithe. Njerez te tille rralle i has ne jete. Sa i takon premtimit qe i bera Klaudias se, do mbytesha ne kredi per ta shetitur neper bote ishte nje batute, sepse ne po shetisim vertete neper bote keto dite pa marre kredi fare, por duke u futur ne borxh me veten. A do ta bej Klaudian femren me te lumtur ne bote? Per momentin vazhdon te qendroje kjo qe i kam premtuar, pra po e bej femren me te lumtur ne bote, por per te ardhmen nuk dua te tregohem hipokrit me veten, keshtu qe le t’ia leme kohes me mire qe t’i vertetoje premtimet qe japin njerezit, pa marre ngjyra premtimesh elektorale (qesh).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›