Klaudia Shifer, ish-topmodelja pozon toples
Ajo është sinteza perfekte e sensualitetit femëror, që përmirësohet me kalimin e viteve. Klaudia Shifer, sot do të prezantojë në Romë parfumin e ri të Alberta Ferretit, pasi është zgjedhur si imazh i produktit të saj, por ndërkohë pozon për revistën “Tank”, ashtu siç e ka bërë nëna. Në moshën 39-vjeçare Klaudia, përveç bukurisë ka fituar në personalitet dhe joshje, për të përfaqësuar në mënyrë perfekte femrën e fortë dhe karakterin modern. Disa ditë më parë, ajo është zhveshur, së bashku me koleget, top-modelet e viteve 90-të (Eva Herzigova dhe Naomi Kampbell), për një parfum të ri të “Dolce & Gabbana”-s. Tashmë Shifer zhvishet nudo për faqet e revistës dhe tregon dekoltenë dhe fundshpinën perfekte. Gjithçka që shihet në këto foto është perfekte. Jo vetëm trupi, por edhe fytyra e saj e freskët, ashtu siç dukej shumë vjet më parë. Xhinsa të ngushta, toples, veshje intime të zeza, që vetëm në disa shkrepje aparati, lënë të kuptohet se bionde ka shumë, por Klaudia është një e vetme.
9 Shtator 2009