Rumer Uillis, e bija e Demi Mur ka zë të mrekullueshëm
Aktorja Rumer Uillis ka lërë me gojë hapur bashkëaktorët e filmit “Sorority Row, me zërin e saj të jashtëzakonshëm gjatë interpretimit të një kënge. 21-vjeçarja, e cila është vajza e aktorëve të famshëm Demi Mur dhe Brus Uillis, raportohet se ka talent edhe në këndim. “Rumer ka zërin më të jashtëzakonshëm. Ne kishim një piano të madhe në hotelin tonë dhe kur vinim herët në mëngjes nga xhirimet, ajo vetëm kërcente dhe këndonte. Ajo ka zë të shkëlqyeshëm”,- ka thënë aktorja, Xhemi Chung. Por, Rumer është tepër modeste për aftësitë e saj të këndimit, duke thënë se ajo as që i afrohet babait të saj të famshëm. Në një familje talentesh, nuk është e vështirë të kuptohet se kujt i ka ngjarë. Rumer jeton me të ëmën dhe bashëshortin e saj Ashton Kutçer, kur herë pas here shprehet e kënaqur për mënyrën e komunikimit me pjesëtarët e familjes.
9 Shtator 2009