E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaus: Të krijohet menjëherë qeveria çeke

Pragë-Presidenti çek, Vaclav Klaus deklaroi sot se duhet të vepruar menjëherë për formimin e qeverisë së re pas dorëheqjes së kryeministrit Mirek Topolanek, por duhet të jetë një qeveri që të ketë mbështetjen e shumicës parlamentare. Klaus deklaroi se mud të ricaktonte Topolanekun, qeveria e të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në postin e kryeministrit, por vetëm nëse ai arrinte këto kushte.

"Zgjidhja duhet të jetë e shpejtë për shkak të krizës ekonomike dhe për faktin se Republika Çeke mban presidencën e radhës së BE-së, e cila duhet të mbahet nga një qeveri plotësisht funksionale", u shpreh Klaus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›