Bullgaria ndalon simbolet fetare në shkolla
Sofje-Qeveria bullgare ka miratuar sot një projektligj i cili ndalon përdorimin nëpër shkolla të simboleve dalluese fetare, si shamitë e kokës të myslimanëve, apo kryqet e mëdhenj të të krishterëve. Projektligji, që ka si qëllim reformimin arsimit fillor dhe të mesëm në shtetin ballkanik, ka nevojë për miratimin e parlamentit të Bullgarisë.
Bullgaria, ku myslimanët përbëjnë rreth 12 për qind të popullsisë prej 7,6 milionë banorësh dhe rreth 80 për qind janë të krishterë ortodoksë, nuk ka toleruar përdorimin e simboleve fetare nëpër shkolla, por deri tani nuk ka patur një ligj të veçantë që ndalonte përdorimin e tyre.
Zyra e kryemyftiut mysliman në Bullgari deklaroi se kjo ishte i gabuar. "Shprehim keqardhjen dhe papajtueshmërinë tonë me këtë vendim. Dëmton rëndë të drejtat dhe detyrimet e femrave myslimane", deklaroi Hussein Hafazov, përfaqësues i Zyra e kryemyftiut mysliman në Bullgari. Përdorimi i shalleve dhe shamive tipike myslimane nëpër shkolla, universitete dhe zyra përbën një çështje tepër të diskutuar në të gjithë Evropën.