E Diel, 1 Nëntor 2026

Kledi Kadiu, anëtar jurie në një show talentesh

16/09/2011  Emisioni “Step-Passi di Danza” i Rai 5, një edicion kushtuar shkollës shqiptare të baletit nën nismën e balerinit Kadiu

Sipas të gjitha gjasave, Kledi Kadiu do të jetë anëtari i tretë i jurisë në “Baila!”, një spektakël i talenteve nga Barbara d’Urso. Është “Sorrisi e Canzoni Tv”, i cili mbështet emrin e tij, aq të dashur nga publiku për përulësinë dhe këmbënguljen e tij në art, ka konfirmuar tashmë Al Bano dhe Rossella Brescia.

Dhe në fakt askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se sa Kledi në këtë pozicion, duke parë që rruga e tij është në mes vallëzimit dhe televizionit (përveç faktit se është edhe një ikonë e vallëzimit në Canale 5). Ishte, veç të tjerash, edhe paraardhësi i suksesit në televizionin italian të Akademisë së Kërcimit të Tiranës (Mjafton të përmendim një tjetër talent shqiptar të kërcimit, Anbeta Toromani).

Sipas Wikipedia, debutimi televiziv i Kadiut është shënuar më 1996 në “Il Quizzone” me Gerry Scotti. Nga 1997 deri në vitin 2002 ishte balerin i parë i “Buona Domenica”. Por karriera e tij mori hov kur pati në krahun e tij Maria de Filippi-n.

“Kjo jo vetëm që zgjodhi atë si balerin të parë në “C’ è Posta per te” dhe në “Amici”, por e ka dashur edhe si partner në udhën e vet në një kohë kur “rritej” mbrëmjeve të së shtunës. “Si mund të harrojmë koreografinë e tyre pemë-seksi?”, vërehet në faqet e blogjeve televizive në internet për Kadiun dhe De Filippin.

Vetëm disa muaj më parë, Kledi Kadiu ndodhej në Tiranë me ekipin e xhirimit të Rai 5, për të realizuar një emision kushtuar baletit dhe balerinëve shqiptarë që interpretojnë në skenat e Evropës.

Edicioni i dytë i emisionit “Step-Passi di Danza” i ideuar nga vetë ai, që mbahet përgjatë këtij shtatori i kushtohet shkollës shqiptare të baletit. Një vit më parë Kadiu prezantoi një program dedikuar baletit italian. Në edicionin e dytë, ai i propozoi producentes së programit që emisioni të fillonte nga shkolla shqiptare e baletit, ku ai vetë është krijuar, mendim që u pëlqye dhe u përkrah.

Edhe pse prej 20 vitesh pune në Itali, Kledi Kadiu është një nga ata artistë që nuk është shkëputur asnjëherë nga Shqipëria.

B.Goce

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›